KUR DASHURONIM
Sipër
nesh ngrihej si aureolë një fashë hyjnore,
që zinte fill
nga ëndrrat e notepsura me dritë.
Ajo që nuk e thoshnim me zë ishte më e bukur se fjalët,
më
e ëndshme se qumështi i yjeve që xixëllonjat pinin
mbrëmjeve nëpër qiell.
mbrëmjeve nëpër qiell.
Në
heshtje dëgjonim muzikën e shpirtrave tanë...
Shiheshim
gjatë brenda njeri tjetrit
dhe
vinim re se plepat fjalamanë e kishin
pushuar frushu-
llimën,
të
magjepsur.
Deti merrte frymë lehtë –
lehtë
dhe
me gishtat e valëve
mbante
guriçkat të mos lëviznin.
Ndjenim
në gjoks limfën e trupave tanë,
duke u përndezur në muzg.