MEDAURI
Perëndia ilire e luftës
Të
heshtur, të rëndë,
pranë
dhjetëra skulpturash,
kokash
të mermerta,
ulën një
shkëmb.
Skulptori
u afrua, i ra me çekiç
dhe
ndjeu përbrenda
t’i
shakullijnë erërat e stuhitë.
Vendosi
një shkallë.
Hipi.
Filloi nga puna.
Cifla
guri binin me zhurmë përposh
dhe
vinte ndaj tij,
që nga
thellësi e shkëmbit, (thellësi e kohës),
një
luftëtar i vrëjtur dhe serioz.
Hapat e
tij ndiheshin të qartë
nën
ritmin e përditshëm të daltës: çak-çik.
Zgjateshin
kureshtarë koka mermeri,
Zgjateshin
kureshtarë koka allçish.
Dhe një
ditë,
me përkrenare
e tunikë
mbi lëvozhgën
e gurtë u shfaq,
perëndia
e ilirëve, Medauri fisnik.
Çast
solemn. Skulptori u hoq mënjanë.
Dhe pa
dashur tha se s’bëri gjë tjetër,
vetëm e
zhveshi me daltë e çekan,
se brenda
çdo shkëmbi, çdo guri në Iliri,
do gjesh
të fshehur një
perëndi.