........

giovedì 23 ottobre 2014

Gjurmët e fëmijërisë sate



GJURMËT E FËMIJËRISË SATE


Si t'i gjej gjurmët e fëmijërisë sate?
Ku ke shkelur me sandalet e gjelbra të periferisë
që fërfërinin si gjethe të një pylli?

Në ç’breglum je ropatur?

A ke zbritur në kanione,
a ke dëgjuar zhurmat shurdhuese të katarakteve?

Në ç’shkëmbenj i ke gjakosur ëndrrat?

A i ke parë troftat të hidhen në lartësi,
si akrobacitë e dëshirave të tua fëminore?

Më duhet të hulumtoj shpellat, gjiret, vorbullat
ku pati shkelur këmba jote e brishtë.

Nessun commento:

Posta un commento