........

giovedì 23 ottobre 2014

Medauri



MEDAURI
Perëndia ilire e luftës


Të heshtur, të rëndë,
pranë dhjetëra skulpturash,
kokash të mermerta, 
ulën një shkëmb.

Skulptori u afrua, i ra me çekiç
dhe ndjeu përbrenda
t’i shakullijnë erërat e stuhitë.

Vendosi një shkallë.
Hipi. Filloi nga  puna.
Cifla guri binin me zhurmë përposh
dhe vinte ndaj tij,
që nga thellësi e shkëmbit, (thellësi e kohës),
një luftëtar i vrëjtur dhe serioz.

Hapat e tij ndiheshin të qartë
nën ritmin e përditshëm të daltës: çak-çik.
Zgjateshin kureshtarë koka mermeri,
Zgjateshin kureshtarë koka allçish.

Dhe një ditë,
me përkrenare e tunikë
mbi lëvozhgën e gurtë u shfaq,
perëndia e ilirëve,  Medauri fisnik.

Çast solemn. Skulptori u hoq mënjanë.
Dhe pa dashur tha se s’bëri gjë tjetër,
vetëm e zhveshi me daltë e çekan,
se brenda çdo shkëmbi, çdo guri në Iliri,
do gjesh të fshehur një perëndi.

Nessun commento:

Posta un commento