........

domenica 14 agosto 2016

Pelegrinazh poetik në Kishën e Shën Anës



PELEGRINAZH POETIK NË KISHËN E SHËN ANËS


Zbritëm nga Bjeshkët e Namuna,
të topitur nga pamja e tyre mitike,
ku era na ndiqte
duke fishkëllyer në xhamat e makinës
si dihatja e gjogut të Mujit.

Më tej shoqëruam valëvitjen
e relievit mahnitës të Kosovës.

Nuk ua ndamë sytë kodrave të virgjëra 
që endeshin buzë udhëve
duke lëkundur kurrizet e buta 
si tufa gjedhesh të paqme,
të veshura me pyje të dendur
prej bungu, qarri e ahu.

Në pyjet e Gjilanit kërpudhat janë aq të larta
sa që lepujt e egër strehohen  nën çadrat e tyre
për t’u shpëtuar rrebesheve të befta të shiut.

Në restorantin e Dunavës
iu bashkuam poetëve të Kosovës,
që ngjeshnin brumin e poezive
dhe u ngjitëm për te kisha e Shën Anës
të degustonim prurjet shpirtërore të tyre,
të bekuara prej perëndive.

Aty, mes shenjtorëve, 
takuam poetin Beqir Musliu..

Nessun commento:

Posta un commento