“PO”
Më
dëgjon e hutuar
dhe
miraton fjalët e mia
me
një “po”,
si
një fëmijë i stepur.
Bëj
t’i iki gardhit të këtij njërrokëshi,
nga
i cili nuk shkëputem dot.
Është
kaq e shkurtër koha që më kushtohesh nga
përgjigja “po”,
sa
që nuk gjej hapësirë t’i shijoj çastet siç dua.
Më
duket një racion i vogël i shpirtit tënd
që
nuk më ngop.
Hap
gojën si sqepin e një zogu
për
të gëlltitur “po”-në si një larvë të vockël
dhe sërishmi ngelem i
uritur për ty.
Nessun commento:
Posta un commento