PARKU TURISTIK
I ZHYTJES NËNUJORE
I nxorrën katerat siluruese,
të fundosura në ish-bazës detare të Limionit.
Mbi kokat e kureshtarëve të shumtë që ndiqnin këtë
spektakël
spektakël
vërtiteshin të alarmuara çafkat e verdha,
pulëbardhat dhe karabullakët e mëdhenj të Butrintit.
Tërë gjiu i detit mbushej me klithmat e tyre nervoze
dhe padurimin për të rrëmbyer gjallesat detare,
që binin nga brendësia e skafeve me tërsëllimë,
sëbashku me masën e ujit që zbrazte "banesat"
ku patën jetuar prej vitesh.
ku patën jetuar prej vitesh.
Palumbarët dilnin nga deti si oktapodë gjigantë
të varur te silurueset,
të varur te silurueset,
duke u mbajtur në kavot prej çeliku
të anijes amerikane “Grapple”,
ardhur enkas,
në bazë të një protokolli..
në bazë të një protokolli..
U bënin shenja vinxhierëve, gjersa i ngarkuan
te anija “Iliria” të gjashtë katerat e mbytura
dhe u nisën për Ishujt e Ksamilit
të shoqëruara
të shoqëruara
nga mijëra shpesë detarë që zhvendoseshin sipër tyre
me një zhurmërimë ritmike krahësh dhe klithmash
shurdhuese.
Ngeli e vetmuar baza detare me ekualiptet gjigante
në breg
që mbushnin me
pushin e luleve të tyre imcake,
si me një shtresë të hollë bore
tërë sheshin e boshatisur të saj.
Të tjerë kureshtarë i prisnin në Ksamilin e plazheve të
shumta,
shumta,
që ndoqën lëshimin e tyre midis ishujve
si ca lodra të parqeve të fëmijëve që nuk kurdiseshin më,
lodrat e luftës së ftohtë të kaq e kaq viteve midis
Lindjes
e Perëndimit.
Një muze i
nënujshëm po ngrihej,
një park zhytjeje për turistët,
një park zhytjeje për turistët,
që do të vijnë këtu kur të rifillojë jeta e nëndetit
me instiktet e saj,
me luftën e llojeve,
larg strategjive për
të cilat ishin projektuar.