PSE NDODH
Çfarë urdhëri shpirtëror na bën t’i marrim në mbrojtje
shfaqjet
e gjenisë së largët të njeriut? Pse na prek më shumë
foshnjëria se
përsosmëria e tij?
Qëndrojmë
para një vazoje qeramike të sapo nxjerrë nga
harrimi, me skena
të
turpëshme të inçizuara në të,
si
para një reviste pornografike të lashtësisë.
Sa
herë ndalim para një vepre antike të dëmtuar nga koha, të
restauruar pastaj me
kujdes
nga specialistët
zëmë
e komentojmë me zjarr fragmentet e skenave
të
inçizuara
në to. Po pse ndodh
që
ky entusiazëm të mos shpërthejë kur gjendemi para veprave
të epokave të
mëvonëshme që shkëlqejnë në dritën e diellit me
plotërinë dhe artin e tyre?
Pse
edhe kur jemi para një vegle prej bronxi, një maje heshte,
një
përkrenareje ilire, para mureve mbrojtëse të një qyteti
ndjejmë
më shumë kërshëri se sa kur jemi para një kompjuteri,
para
skafandrit të një kozmonauti, apo sistemeve të
sofistifikuara të raketave?
2012
Nessun commento:
Posta un commento