E BUKURA E DHEUT
Atëherë poezia për mua ishte e Bukura e Dheut,
që e pushtoi si me magji rininë time të
hershme.
Jetonim së bashku në të tjera dimensione, në të
tjera
hapësira,
dhe botë të reja krijonim
nga fermentimi i shpirtrave tanë.
Çapiteshim në një truall mitesh,
duke ngjeshur me këmbët tona dheun e përrallave
të mbushur me mistere.
Hipnim në maja ëndrrash të thepisura
dhe koloviteshim nëpër meridianë.
Po një ditë, perënditë e rreme, me një dekret të
zi
ma shqitën nga krahët të Bukurën e Dheut,
dhe m’i shkulën nga shpirti një nga një të
gjitha lulet
dhe
metaforat.
Vetmoja në qytetin që tashmë më shfaqej përsëprapthi,
me detin që zhurmonte atje lart mbi Manastirin e
40
Shenjtorëve
dhe qiellin të bridhte nëpër rrugë, duke hequr
zvarrë
retë e tij,
si
një karro e shkalafitur.
I trallisur nisa të bëja pazar me vdekjen,
groposja motivet e lëna përgjysmë,
me titujt si emra të vdekurish,
gjersa shpirti i
shkretuar u mbush si një varrezë
dhe nata,
tridhjetë vjet e gjatë,
pllakosi qenien time.