Albina Idrizi
FUQIA E FJALËS NË POEZINË
E AGIM
MATOS
Para
disa muajsh, mes dhjetëra mijëra lexuesve virtualë nga mbarë bota, hasa në një
mesazh të poetes Rune Lazuli që thoshte: shpëtojeni botën me poezi! Sa
i besova kësaj thënjeje e cila më ngjalli asociacionet e librave më të mëdhenj
të të gjitha kohërave që u mbijetuan epokave.
Sigurisht
se kjo pasoi edhe me disa komente mosmiratimi që aludonin në një disonancë të
tepruar të mendimit. Por jo nga ata që njihnin fuqinë e fjalës. Jo nga ata që e
shkruanin fjalën. Jo nga ata që e jetonin fjalën. Kurrsesi për ata që fjalën e
kanë të shenjtë. Ata që në të gdhendin ëndrrat dhe humbjet, shpresat e
zhgënjimet. Ata që në fjalë bien dhe po në fjalë ngriten. Nga fjala
zvogëlohen dhe po nga fjala rriten. Ata për të cilët fjala është shtëpi. Është
lëkurë. Është frymë. Fjala është nënkresa e netëve pa gjumë dhe drita e ditëve
të dëshiruara, të një jete më të mirë, të një bote më të paqtë.
Dhe
këto ditë, duke rishikuar përmbledhjet e Agim Matos, gjeta brenda vargjeve
të tij bindjen time ndaj mesazhit të Rune Lazulit. Gjeta atë ‘anima mundi’
(lat. shpirti i botës) që frymonte nëpër fjalë, zërin e brendshëm të poetit që
Sokrati e quan ‘daimonion’ dhe Horaci ‘mens divinor’ – frymë hyjnore (libri l,
satira IV, vargu 43).
Shpeshherë
kur lexojmë një poezi të bukur na vjen ta përsërisim në vete me zë gjersa ta
mbjellim brenda nesh fjalë për fjalë në mënyrë që të gëzojmë më pas ndjenjën e
kënaqësisë dhe përmbushjes që ngjall ajo.
‘Kur
një varg është i mirë, ai nuk të lë ta mërmërisësh në heshtje, apo me zë të
ulët, por kërkon ta thuash me zë të lartë’ thotë Borhesi. Dhe mua kjo më ndodhi
me shumë poezi të Agim Matos, ndër të cilat.., ja pra përsëri më vjen ta them
me zë:
ZILI
Më kap zilia kur
mendoj se një rrënjë e vetme ulliri
mund t’ia kalojë dobisë sime,
mund t’ia kalojë dobisë sime,
kur një lule me dritat dhe linjat e saj
ua kalon vjershave të mia,
kur një bletë kthehet nga kullota e ngarkuar me nektar
dhe unë i kërkoj vetes llogari në mbyllje të çdo dite,
kur një yll shënon me përpikmëri rrugën e tij
dhe mua më duhet shumë punë për ta gjetur.
Sa herë i mendoj të gjitha këto
përpiqem të kem brenda vetes
një ulli,
një lule,
një bletë
dhe një yll.
një lule,
një bletë
dhe një yll.
A
nuk është kjo fuqia e fjalës poetike e cila përmes poetit flet për të gjithë
ne. Psherëtijmë, ofshajmë, gëzohemi, mallohemi, qeshim e qajmë sipas rastit,
bashkë me autorin. Sepse nëpërmjet gjendjes shpirtërore të tij ne njohim jo
vetëm poetin por edhe vetëveten.
Në
një lidhje shumë të ngushtë me kohën, vendin dhe popullin në poezinë e Agim
Matos ne jo vetëm që mësojmë kështu të kaluarën dhe përjetimet e poetit por
jemi atje, me të, shpirtërisht:
‘Habitesha me ata që
mbanin shënime rrotull siluetës
së një zootekniku,
pa e marrë me mend se ne vet ishim
qenie që rriteshim në vaskat absurde të një doktrine,’
së një zootekniku,
pa e marrë me mend se ne vet ishim
qenie që rriteshim në vaskat absurde të një doktrine,’
(TROFTA)
Njohim
dëshirën dhe etjen e madhe për liri me shprehje metonimike sinekdokash të
zgjedhura:
Veç për ty
shikonim udhës
se mos shfaqeshe që larg
siç u shfaqet përmes detit
burrave anijembytur
tokë e dashur e shpëtimit.
se mos shfaqeshe që larg
siç u shfaqet përmes detit
burrave anijembytur
tokë e dashur e shpëtimit.
Duke
shtuar më tej me një silogjizëm gati apatik nga trazimi dhe lodhja e një bote
të ashpër, të pandjeshme, konformiste deri në skajshmëri:
Krejt të plakur
e të thinjur,
do të mbrrinim para Teje.
Gojëkyçur, të hutuar,
sepse më nuk e kuptonim
ishe Ti apo vegimet
që fanepseshin nga lodhja.
Mbi një pirg vitesh të humbur
ngelëm, s’ecëm dot më tutje,
se papritur kish mbaruar
gjithë kuptimi i sakrificës.
do të mbrrinim para Teje.
Gojëkyçur, të hutuar,
sepse më nuk e kuptonim
ishe Ti apo vegimet
që fanepseshin nga lodhja.
Mbi një pirg vitesh të humbur
ngelëm, s’ecëm dot më tutje,
se papritur kish mbaruar
gjithë kuptimi i sakrificës.
(LIRI)
Përmes
një përzgjedhjeje të fjalëve të figurshme, metaforave të gjalla me të cilat
poeti krijon imazhin e tij, ne e shohim se është:
…biri i brigjeve
të gjelbra. Biri i rërës dhe i detit.
Sepse, fytyrën e tij nuk mund ta ndash kurrsesi nga
buzëqeshja e portokalleve, nga trungjet e menduara të ullinjve.
Dhe kemi përshtypjen
se:
…u mblodhën
aromat e tokës,
gjithë dritat, gjithë shqetësimet e detit,
vet mendimet e ullinjve
gjithë dritat, gjithë shqetësimet e detit,
vet mendimet e ullinjve
Dhe e krijuan ate.
Kemi përshtypjen
gjithashtu se:
…është
çdo gjë mbi këtë dhe që rrahin valët.
(SHQETËSIM
PRANVEROR)
I
lumtur në pasurinë e zemrës së tij, gjënë më të shtrenjtë e më të rrallë të
kohës sonë ndër njerëz:
Faleminderit,
nënë,
Që më le trashëgim zemrën
me tërë pasuritë që kishte brënda.
Që më le trashëgim zemrën
me tërë pasuritë që kishte brënda.
Pa
testament,
pa noterë,
pa u grindur me të tjerë.
pa noterë,
pa u grindur me të tjerë.
(PASURIA
IME)
Njohim
dhimbjen e thellë për metamorfozën e gurtë të qytetit:
Vetëm
thellë pas mesnate, ulem i vetëm, mbi siluetën
e një shkëmbi që rri brënda meje
dhe qaj mirazhin e përmbysur të qytetit.
e një shkëmbi që rri brënda meje
dhe qaj mirazhin e përmbysur të qytetit.
(VEGIMI I TRETË VETËM PËR
SARANDËN)
Sa
i madh është shpirti i poetit, sa e çiltër, e pastër dhe e pafund dashuria e
tij për njeriun në vetëm dy rreshta për këngëtarin zezak:
Ndryshojani
ngjyrën
dhe do të më gjeni mua.
dhe do të më gjeni mua.
Kjo
ndodh kur të përfshin fuqia e fjalës poetike dhe kupton se asgjë më mirë
se fjala e shkruar letrare nuk mund të paraqesë tërësinë e jetës shoqërore dhe
shpirtërore të njeriut.
Ndaj,
të nderuar, zhytuni fundo në poezinë e Agim Matos, në thellësinë e mendimit të
tij, surfoni mbi shumëllojshmërinë tematike, shihni imazhet origjinale, ndjeni
variacionet ritmike, kënaqjuni vargut të lirë, dhe ju siguroj se do dilni që
andej më të rritur, më të mëdhenj, më të pasur për një jetë, për një botë, për
një njeri më shumë.
Sepse, nëse jo botën, së
paku të shpëtojmë vetëveten me poezi.
Faleminderit!
Faleminderit!
(TREKËNDËSHI POETIK I PAQES, 11 qeshor 2016,)
Karadak, Gjilan.
Nessun commento:
Posta un commento