VUVI I
TUSHIT
Në fëmijërinë time burrat i ngjiteshin Llotroit
me një mëngë të zhveshur të xhaketës,
që u varej e boshatisur
dhe shtynin përpara gjoksin e tyre leshtor
Për t’u ndjerë burrë
fillova të gjarpëroja edhe unë nëpër monopate,
duke
tundur mëngën e hequr të xhaketës,
i
fryrë si gjel.
E
trashja zërin me shokët.
Qentë,
macet dhe pulat
më
hapnin rrugën të trembur.
Po
një ditë, nga kroi i Agait, pashë të vinte, si
katallan,
katallan,
i
ngarkuar me bucelë, Vuvi i Tushit.
Mbajta
këmbët
dhe,
me një alarm të brendshëm,
u
fsheha pas një shkëmbi,
me
krenarinë e burrërinë e deriatëhershme,
të shembur.
të shembur.
Kur
u afrua,
shputa
e tij e stërmadhe u ngrit mbi kokën time,
gati
për të më shtypur dhe, përmes ulërimave,
pashë
të ngrihej shputa tjetër tërë pluhur,
si
në një film me xhiro të ngadalësuara.
Po
Vuvi, duke u lëkundur e duke lëshuar
një “ëh!” në çdo hap, nuk më përfilli kurrsesi,
po
vazhdoi rrugën e tij.
Si
i shpëtova gjëmës, qetësova të rrahurat e zemrës
dhe
e futa krahun në mëngën që i takonte.
I
trallisur fillova ta ndiqja së largu,
deri
te gardhi i shtëpisë të rrethuar me fiq deti.
Pas
gjetheve të gjera gjithë gjemba
e
pashë tek zgjidhi litarët në sofat,
hodhi
ujë në një ibrik
dhe
ja zgjati butësisht një fëmije
me
nojma e pasthirrma.
Që
atëherë, kurrë
nuk e zbraza mëngën e xhaketës,
duke
hequr dorë nga fiksimi i të ndjerit burrë para
kohe.