VETMI KOZMIKE
Jam
i spërkatur nga vegime qytetërimesh të largëta,
nga
ciatja e sinjaleve të tyre manjetike,
nga
modulet që lëshojnë qëniet inteligjente të dherave të
tjera për t’u identifikuar tek unë,
nga
sistemet e tyre fluturuese që depërtojnë atmosferën
dhe studiojnë mënyrën
time të jetesës.
Rrotull
meje vërtiten disqe fluturues,
ulen
në periferi të qyteteve,
lenë
gjurmët e tyre në barin e përcëlluar të lëndinave,
ngihen
sërish e zhduken duke lënë mbrapa
një
fjollë drite të panjohur,
dëshmi
të papërcaktuara kozmike,
silueta
jashtëtokësorësh kuriozë.
Një
ditë prej ditësh
do
të ulem me ta,
si
me fqinjtë e pallatit
dhe
do të qajmë hallet e hapësirave që na rrethojnë.
Do
të shkëmbejmë teknologjitë si cigaret,
pa
diskutuar të drejtat për licensat, për autorësinë,
nuk
do të flasim për luftrat, për ideologjitë,
për
armët e shkatërrimit në masë, atomin, lëndët kimike,
për
armiqësitë, për papajtueshmërinë e besimeve,
si
një e keqe që na ka pllakosur prej shekujsh
këtu
në tokën tonë.
Do
të shënojmë me kujdes arritjet e tyre në
fushat e
e ndryshme të shkencës,
do
të hetojmë mënyrën e tyre të jetesës,
në
se rrojnë në qytete si tonat,
ushqimet
që konsumojnë,
në
se kanë nepset tona, veset,
në
se dashurojnë,
në
se urrejnë. Si e kanë të organizuar jetën
sociale?
A
kanë formacione shtetërore, politikanë,
hierarki
burokratike, korrupsion?
A
kanë artistë, vepra arti, romane, poezi, filma,
pasarela
mode, bordello, drogë, gjeneralë?
A
shkojnë në stadiume, a venë baste? Çfarë lloj sportesh
aplikojnë?
A zihen rreth një topi, a rendin pas idhujve
që fitojnë miliarda?
Digjem
nga kurioziteti për qeniet e largëta inteligjente
që duket se po shfaqen
rrotull meje.
Nessun commento:
Posta un commento