LËKURA
“Një pyetje më bënë fëmijët këtu:
Si
hyri portokalli në lëkurë?
Ç’tu
thoshja? Duke e parë lëkurën e tij
që
hepohej në duart e mia si një sferë e tultë
i
dhanë fre fantazisë.”
“Ndoshta
lëkura është kostumi i frutit”, - thashë unë.
“Po si ua pret këtë kostum, natyra?
Dhe
pse ka kostume prej lëvozhge si të arrës,
apo
prej një cipe të hollë si të mollës?”
Frutat
lakuriq në tavolinë prisnin t’i rrëmbenin fëmijtë
dhe
lëvozhgat, lëkurët, cipa e hollë, ruanin ende në një cep
formën
nga kishin dalë.
Vogëlushët,
të mbledhur rreth tyre,
tundnin
kokën si shkencëtarë të mëdhenj
në
zbulimin e teorive të reja të hapësirës.
Dikush
prej tyre këmbënguli t’i fuste sërish
në
kostumet e tyre frutat.
Po të hiqej lëkura e maleve, pastaj, ç’do ti ngelej
botës?
ku
do të rrinin pyjet, qytetet dhe shtëpitë?
Nga
ç’rrugë do të vinin traghetet
po
të mos ishin detet dhe oqeanet?
Nessun commento:
Posta un commento