........

giovedì 13 giugno 2013

Njeriu në jetën e tij






















NJERIU NË JETËN E TIJ

Yehuda Amichai
Përktheu: Agim Mato

Njeriu në jetën e tij nuk ka kohë që të ketë kohë për çdo gjë.
Dhe nuk ka një moment që të ketë një moment
për të gjitha gjërat. Qohelet nuk ka të drejtë, kur thotë kështu.
Njeriu duhet të urrejnë dhe të dashurojë në të njëjtën kohë,
me të njëjtët sy duhet të qajë dhe me të njëjtët sy duhet të qeshë
me të njëjtat duar duhet të hedhë gurët dhe me të njëjtat duar
duhet t’i mbledhë,
të bëjë dashuri në luftë dhe luftë në dashuri.
Dhe urrejë dhe të falë dhe të kujtojë dhe të harrojë
dhe të urdhërojë dhe të ngatërrojë dhe të hajë dhe të tretë
çka historia e detyron
të bëjë ndryshe për vite me rradhë.
Njeriu në jetën e tij nuk ka kohë,
kur humb - kërkon
kur gjen - harron,
kur harron - dashuron
dhe kur dashuron fillon të harrojë
Dhe shpirti i tij bëhet ekspert,
dhe shpirti i tij bëhet shumë profesionist
Vetëm trupi i tij mbetet amator
përgjithmonë. Provon dhe gabon
nuk ve mend sërish dhe ngatërrohet
i dehur dhe i verbër në kënaqësinë e vet dhe në dhimbjen e vet
Do të vdesë si vdesin fiqtë në vjeshtë -
të bërë çapele,  të ëmbël,
me gjethet e thatë në tokë,
dhe degët e zhveshura tashmëtregojnë
vendin  ku nuk ka kohë për çdo gjë.


GJITHË KËTA GURË


Gjithë këta gurë, i gjithë trishtimi,e gjithë
drita, thërrmimi i natës, orët dhe hiri i mesditës,
tërë tubacionet e shtrembëruara të vendeve të shenjta,
mure, bedena, aureola të ndryshkura,
gjithë profecitë e paafta si pleqtë e rënë nga vakti,
gjithë krahët e djersitura të engjujve,
gjithë qirinjtë që bien erë të qelbur, turizmi fals,
çlirimi nga jashtëqitja, lumturia dhe herdhet mashkullore,
plehrat e e zbrazësirës, bombë e kohës,
tërë pluhuri dhe të gjitha këto kocka
që tentojnë të ngrihen dhe të fluturojnë në erë,
e gjithë kjo dashuri, të gjithë
këta gurë, i gjithë trishtimi.

Me të gjitha këto do t'i mbush luginat përreth Jeruzalemit,
që të përgatis pistën
për aeroplan tim ëmbël
që do të vijë, do të më rrëmbejë për udhëtimin në qiell.


Nessun commento:

Posta un commento