RRUDHAT
Rrudha të valëzuara të fytyrës që befas bëheni vertikale,
rrudha anës buzëve që tendosni emocionet, ato mbi ballë,
që shprehin
habinë, ato që shoqërojnë tmerrin,
ironinë, gëzimin, ankthin. Rrudha që bëheni kanale
ku të rrjedhin djersët e sikletit, ku të rrjedhin lotët,
si shfryrje dufesh nga kapilarët e shpirtit;
si shfryrje dufesh nga kapilarët e shpirtit;
Rrudha të hapura me vite pune, të
ashpra, që të
gërvishtin duart po t’i
përkëdhelësh, rrudha që
ravijëzojnë karakterin,
të fortë e të qëndrueshëm:
të fortë e të qëndrueshëm:
sa për vete kurrë nuk kam dashur t’ju fsheh,
t’ju fshij, sikur të doja të fshihja të vërtetat e mia,
ju le të shfaqeni, ashtu siç jeni, t’u lexojnë në çdo rresht,
si një libër të hapur
sizmik, tërmetesh që tronditin.