GRAZIA STELLA ELIA
AGIM MATO
DHE DANIELE GIANCANE
“NA
BASHKON NJË DET”
Poetë
italianë dhe shqiptarë të jugut
(Marrë nga
numri 106 i revistës “La Vallisa”, organ i shoqatës së shkrimtarëve të
Barit, me të njëjtin emër)
Poetët
e “La Vallisas” nuk i kanë për herë të parë takimet dhe bashkëpunimet me poetët
e brigjeve të tjera të Adriatikut (Veçanërisht me intelektualët shqiptarë, me
të cilët kontaktet e herëshme ngjiten në më shumë se 20 vjet të shkuara) që të
çojnë në dokumente të rëndësishme letrare si antologjitë. Pionier në këtë
drejtim është Daniele Giancane, që gjithmonë ka synuar t’i zgjerojë horizontet
e shoqatës së themeluar prej tij drejt popujve të tjerë, mbi të gjitha
gjeografikisht afër Pulies.
Doli
pak kohë më parë nga shtëpia Botuese Tabula Fati e Chietit, volumi antologjik
“Një det na bashkon – poetë italianë dhe shqiptarë” nën kujdesin e Agim Matos
dhe Daniele Giancanes. Kjo antologji përmban tekste të ndryshme poetike të
dymbëdhjetë poetëve italianë të grupit La Vallisa dhe dymbëdhjetë poetëve
shqiptarë të Klubit të krijuesve Jonianë.
Dymbëdhjetë
poetët italianë janë: Nikola Accettura, Enrico Bagnato, Gaetano Bucci, Enrico Castrovilli, Marco I. de
Santis, Giulia Poli Disanto, Daniele Giancane, Angela Giannelli, Renato Greco, Giannio Antonio Palumbo, Anna
Santoliquido e Filippo Silvestri.
Dymbëdhjetë
poetët shqiptarë të jugut janë: Irena Gjoni, Niko Kacalidha, Vasil Klironomi,
Zimo Krutaj, Bardhyl Maliqi, Dashamir Malo, Agim Mato, Sulejman Mato, Timo
Mërkuri, Petrit Ruka, Andrea Zarballa e Ilirian Zhupa.
Poeti
i parë italian, Nicola Accettura, propozon pesë kompozime të shfrave të një
origjinaliteti të fortë, realizuar në një unitet midis shkencës dhe poezisë.
Shënimet shpjeguese të poshtëvendosura kanë një finalitet praktik, në një lloj
përqafimi me muzikalitetin poetik.
I
dyti është Enrico Bagnato, poeti që vepron në fusha të shumta letrare dhe këtu
paraqet njëmbëdhjetë poezi, tematika e të cilave shkon nga fshikullimet për
mizoritë e Hitlerit tek pikëllimi për Aylanin e vogël, nga “rrugët e qytetit”
tek përshkrimi analitik i një “dame” të shkuar në moshë me një hidhërim të skajshëmë
nga metamorfoza e padëshiruara që pasqyra mizorisht ja zbulon; nga “automobili
i vjetër” i braktisur për të riun, në të shkretën “dhelpër të kuqe ”që si një
damë e madhe/ e mbështetur mbi një vig ka vdekur, e palëvizur në trotuar” (e
dimë mirë sa i do Enrico kafshët); nga deti me “barkun jeshilkaltër” në
konsideratën e qënies pjesë e gjallë e botës “vëlla i të gjithëve dhe i
gjithçkaje”.
Poeti
i tretë italian Gaetano Bucci. Vargjet e tij e përqendrojnë vëmendjen mbi kohën
dhe rrjedhën e saj të pandalëshme, me “klepsidrën e lënë në harresë”, ndërsa
njerëzimi është i shtrënguar në një “prani të përjetëshme”.
Si
të katërtin takojmë Enrico Castrovillin, me poezinë e tij thellësisht
analitike, veçanërisht mbi “fjalën” dhe për “fjalët”, që herë herë trembet se
nuk e gjen e ndërkohë e gjen, të lidhura me një mbushje autentike të shprehjes
poetike.
Na
paralajmëron se aty qëdron forca dhe delikatesa e vargjeve të tij.
Poeti
i pestë italian është Marco I. de Santis, shkrimtar i impenjuar seriozisht në
derdhje të ndryshme të skriturës, që kompozon vargje nga thellësia e
figurshmërisë filozofike, refleksive dhe meditative mbi problemet e botës, të
sëmurë nga “plogështia” në këtë kohë që duket “mosha e përjetëshme e
Kainit”. Poezia civile, që “ngre flamujt
e vet kundër marrëzisë së botës”.
I
gjashti është Daniele Giancane, i lindur poet, sepse nga mosha trembëdhjetë
vjeçare e sot shkruan poezi. Poeti nga gjithmonë dhe për
gjithmonë i dashuruar me poezinë gjersa të ekzistojë si person, poeti që i bën
poetike qeniet e vogla të gjalla, gjërat e vogla dhe kujtimet e pashlyeshme të
lidhura me “hallat e shkuara në moshë” që “kur vdesin marrin me vete gjithë një
botë...” Të shumtë librat e tij poetikë, studimorë, monograf, të karakterit pedagogjik,
narracionit, etj.
Poetesha e shtatë:
Angela Giannelli. E fuqishme poezia e saj; tercinat dhe kuartinat në një gjuhë
që ngjit mirë, që rrjedh në vargje të gjatë, shpesh të mbushur me melankoli.
Është e njohur pasuria
leksikore e saj.
I teti është Renato
Greco, poet prodhimtar dhe elokuent që ka në aktivin e vet një numër me të
vërtetë të konsiderueshëm dhe impresionues të veprave letrare. Natyrisht, nuk
ka temë që nuk e ka trajtuar në poezinë e tij.
Poeti i nëntë italian: Gianni Antonio Palumbo, shkrimtar i
mirënjohur, kritik i mprehtë letrar, i impenjuar palodhshmërisht në një punë
krijuese dhe analize, i çmuar prej të gjithëve. Me gjurmë të qarta klasike,
poezia e tij ngjyroset me një butësi të pastër kur me vargje përkëdhelës i thotë
bijës së vet, duke e nxitur të gjejë zbavitjen “me hap vallëzues/për inat të
dhimbjes/që duket te buzët.”
E dhjeta, Giulia Poli
Disanto, shkrimtare me prodhim të gjerë letrar, që bie në sy për thellimin e
njohur meditues, por edhe për shikimin e saj të kthyer nga bota “me
kthjelltësi, me një mençuri të lartë semantike dhe stilistike”, siç thotë Daniele Giancane.
Poetesha e
njëmbëdhjetë Anna Santoliquido është veprimtare kulturore me famë botërore, që
ka publikuar shumë volume me poezi dhe eseistikë, të përkthyera në shumë gjuhë.
Personalitet dinamik femëror, e famshme për palodhshmërinë e saj vepruese.
I dymbëdhjeti: Filippo
Silvestri, inxhinier, poet i fjalës së fortë e të pasionuar, lëviz dhe shtyn
përpara motive të thella civile me ndjeshmëri. Dallohet për poezinë e tij të
kultivuar dhe metaforike.
Dymbëdhjetë janë edhe
poetët nga Shqipëria e jugut, të pranishëm në antologji. I takojnë siç thashë
më sipër shoqatës “Klubi i Krijuesve Jonianë” I drejtuar nga Agim Mato, poet
edhe vet ai, të cilit i është dashur të zgjedhë jo pa vështirësi, se kush do të
bënte së bashku me të këtë udhëtim vëllazëror përballë dy grupeve të poetëve të
jugut.
“Publikimi i kësaj
antologjie, thotë Agim Mato, në mbyllje të tekstit shoqërues të tij, nuk është
vetëm një homazh i miqësisë së të dy vendeve, por edhe një kontribut serioz i
poetëve të të dy popujve për forcimin e një klime të ndërsjelltë të
marrëdhënieve midis dy brigjeve që lagin
detet tanë.”
Poetesha e parë shqiptare: Irena Gjoni. E bukur poezia e saj, e frymëzuar nga ndjenjat klasike të dashurisë për atdheun, për traditat dhe aromat e tokës së vet.
Emblematik dhe iluziv distiku i saj i vendosur në fund
të kopertinës: Nuk paska më anije për
sytë/ngelën te i njëjti liman...
Poeti i dytë është Niko Kacalidha. Meriton shumë
vëmendje poezia e tij, që mbështetet mbi baza klasike dhe pasurohet me imazhe
të ndritshme të natyrës së peizazhit dhe kafshëve.
I treti është Vasil Klironomi, që flet në vargjet e tij
për bimë dhe fluturakë me një kreativitet origjinal. Për t’u shënuar është
kompozimi Magjistari i detit, në të cilin poeti- magjistar realizon mrekullia.
Poeti i katërt shqiptar: Zimo Krutaj. Poezi me
nënkuptime dhe metaforike kjo e tij. Shpreh habi dhe mrekullohet para
shndërrimeve të natyrës, që i bëjnë të ditur: “Qëndroj i mrekulluar si një fëmijë që sheh/ për herë të parë/ detin”.
I pesti: Bardhyl Maliqi, që propozon një lloj poemthi
referuar babait me tema fshikulluese dhe kritike.
Poeti i gjashtë: Dashamir Malo, poezia e të cilit
karakterizohet për melankolinë, nga ajo e një trishtimi, të fëmijërisë së
hidhur nga uria, në atë të gruas së re
të ndarë nga jeta, në atë të peshkatarit të plakur (i brishtë si gjethja për
fatin njerëzor) që vdes dhe ikën në heshtje.
I shtati Agim Mato, poet me skripturë plot trishtim:
një trishtim që lind nga përvojat e hidhura nëpërmjet të cilave është
detyruar të kalojë. Përshkruan vuajtjen
e një takse mizore që ka paguar në jetë, me fjalë prej guri që me të vërtet të
tmerrojnë. Në disa hapa vargjet e tij janë poezi e lartë, sublime.
I teti: Sulejman Mato. Poemthi i propozuar këndon
vetminë e trishtuar të shtatë plakave (reale apo surreale?) vënë në provë nga
dhimbja për fëmijët e tyre të ikur e të pakthyer më. Si të luajtura mendsh
flasin, të përhumbura, për bijtë e tyre: “Dritë e syve të tyre”, ndërsa jetojnë
“pa zemër në gji”. Naracion në vargje të një poezie intensive.
Poeti i nëntë shqiptar është Timo Mërkuri. Poezia e
tij tregon për një hir të veçantë në përshkrimin e njerëzve dhe gjërave; një
“trëndafil i bardhë” që “nusëron”; një
shtëpi e vogël në jug/si një lot nën qerpikë”; “guaskat gjatë brigjeve të
Jonit” parë si arkivolë të vegjël të bardhë”, pastaj shumë dhimbje: deti është
hidhëruar nga lotët e derdhur”.
I dhjeti: Petrit Ruka. Një forcë e jashtëzakonshme
ironike karakterizon vargjet e tij, që kanë një natyrë erotike, por jo vulgare.
Poezitë e tij lexohen me buzën në gaz, veçanërisht kur flasin për një tradhti
të tij hipotetike...gruas së tij me ...vdekjen.
Poeti i njëmbëdhjetë është Andrea Zarballa, i cili dallohet
për kreativitetin e tij, për fantazinë që lëshohet pa pengesa në similituda
origjinale dhe pluskojnë mbi tema të trajtuara me një lehtësi të këndshme.
Dhe i dymbëdhjeti Ilirian Zhupa, që dallohet për temat
surreale, trajtuar me një art të admirueshëm. Duke ju referuar lindjes së tij,
thotë: “Atë natë nëna ime ishte më e madhe se unë,/si një pemë në trungun e së
cilës shtohen rrathët”
E jashtëzakonshme gjallëria ekspresive, me tingull
muzikor.
Ishte vërtetësisht interesant ky udhëtim nëpërmjet
skripturës së 24 poetëve. Një det nga
bashkon është me të vërtetë një antologji e bukur e vlefshme për të njohur
poezinë e shumë shkrimtarëve, secili me tiparet e veta, secili sjellës i mesazheve umane dhe civile, secili me
frymëzimin e vet poetik.
Kjo antologji vjen me ogurin
që deti të vazhdojë të bashkojë në emër të kulturës dhe të poezisë.
GRAZIA
STELLA ELIA